Connect with us

Kronike

Probleme nga moti në Shkodër

As këtë herë veriu i vendit nuk mund ti shpëtontë problemeve që shkaktojnë reshjet e shiut.

Si në çdo vit, qyteti i Shkodrës ka përmbytje dhe zonat malorë bllokohen nga reshjet e borës duke bllokuar qarkullimin në rrugët që lidhin fshatrat. Këto probleme janë shfaqur  përsëri këtë enjte, ku ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Në këtë, raportohet për rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglumi. Në rrugën e Dukagjinit, gjithashtu qarkullimi i automjeteve ka qenë i vështirë për shkak të rëshqitjeve të dherave dhe gurëve në rrugë.

Në Theth janë shfaqur problemet e para, nga prurjet e shumta të Lumit të Shalës, por momentalisht nuk janë shfaqur pasoja të rënda.

Megjithatë, fadromat janë vënë në lëvizje për të zhbllokuar qarkullimin.

Në disa zona veriore, raportohet për shkëputje të energjisë elektrike, si pasojë e linjave të amortizuara. Bashkia Vau i Dejës po ashtu ka hasur probleme me prurjet e mëdha të lumtit Gjadër në Njësinë Administrative Vig Mnellë, ndërsa banorët e kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Në  bashkinë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të Njësisë Administrative Blerim. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në Njësisë Administrative Iballë dhe Njësisë Administrative Fierzë.

Në Malësinë e Madhe është raportuar e njëjta problematikë, nuk ka energji elektrike. Në njësinë Administrative Gjegjan ka pasur dëmtim në çatinë e shkollës në Gjegjan.

Rrëshqitjet e gurëve kanë penguar lëvizjen e rrugëve të fshatrave, ndërsa ura e Rras Kuzhnenit nuk është më funksionale. E rrezikshme situata është edhe në njësinë Pukë, ku  ka pasur rrëshqitje të digës së rezervuarit.

Sitauta problematike është edhe në jug të vendit, por jo aq shqetësuese sa në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit.

Advertisement