Connect with us

Rajon

Probleme serioze? Presidenti i Republika Srpska operohet me urgjencë në Beograd

Presidenti i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik është dërguar me urgjencë në një spital në Beograd pas problemeve shëndetësore.

Sipas mediave serbe, Dodik ka përfunduar në spital pas dhimbjeve akute në ezofag dhe stomak.

Operacioni i tij ka zgjatur për disa orë, ndërsa në përfundim të tij ai është transferuar në repartin e kujdesit intensiv.

Pas përfundimit të operacionit, ai është vizituar në spital nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka ndarë edhe një foto të tijën me Dodik.

Advertisement