Aktualitet
Proceset ndaj politikanëve/ Artan Hoxha: Ja kush është në radhë pas Berishës
I pyetur në lidhje me proceset hetimore ndaj politikanëve dhe çështjet që do të pasojnë procesin e Berishës, gazetari Artan Hoxha u shpreh një pjesë e këtyre çështjeve janë tashmë të dukshme.
Gjatë një interviste për gazetën TemA, ai tha se çështjet më evidente janë ato ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeminstrit Ilir Meta, si edhe ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.
Hoxha u ndal veçanërisht tek procesi në gjykim ndaj Fatmir Mediut, në lidhje me përgjegjësitë e tij në tragjedinë e Gërdecit. Sipas Hoxhës, kjo çështje ëshhtë fragmentarizuar, pasi rëndësia dhe implikimet e saj e tejkalojnë figurën dhe rolin e Mediut.
“Është procesi tjetër në gjykim, që ka kaluar goxha kohë, ndaj zotit Mediu. Çështja e Gërdecit, që prapë edhe ajo më duket fragmentarizim. Gjithë ajo çështje e madhe, t’ia çosh Fatmir Mediut. Në veri ka një shprehje që, kur e kam dëgjuar për herë të parë, më ka bërë shumë përshtypje. Pra, atje ku ha ujku, nuk ka çfarë të hajë çakalli,” tha gazetari Artan Hoxha.