Politike
‘Procesi ndaj meje ishte farsë politike’/ Malltezi: U hetova 5 breza dhe…

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK.
Ai u shpreh se u bë 20 muaj që u privua liria e tij me anë të një procesi politik, ndërsa sipas ky proces u ndot rrugës dhe tani erdhi dhe lirimi i tij. Dhëndrri i Sali Berishës pretendon se është hetuar me 5 breza nga shteti.
Në fund shton se do marrë një dëmshpërblim, diku te 3 milionë lekë.
“Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit.
30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez?
E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim.
Do jem në gjithë seancat dhe do përballemi. Ka kaq shumë gjëra qesharake. Duke filluar që nga pronat. Si u bë shteti pronar. Shteti u bë pronar njëlloj si Edi Rama. I nxori njerëzit me gaz lotsjellës nga Astiri. Besoj se është 3 mln lekë, besoj se do e marrë”, u shpreh Malltezi.

