Kosova
Profesori amerikan: SHBA ka sanksionuar politikanë shqiptarë, mund ta bëjnë edhe me Kurtin
Profesori amerikan David L. Phillips thotë se nga mënyra se si janë bërë veprimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, minohen interesat e Kosovës. Ai potencon se të dëgjuarit e këshillave amerikane në asnjë mënyrë nuk cenon sovranitetin e Kosovës dhe shton se deklarimet e fundit të Escobar janë qartazi thirrje që Kurti të jetë më i përgjegjshëm ndaj kërkesave amerikane. Sipas tij, SHBA-ja ka sanksionuar liderë politikë shqiptarë dhe se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe me kryeministrin Albin Kurti
Profesori amerikan, i cili drejton programin për të Drejtat dhe Ndërtimin e Paqes në kuadër të Institutit për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se SHBA-ja gjithmonë ka qenë një përkrahëse e Kosovës dhe ka nxitur edhe shtetet e tjera që të japin mbështetjen e tyre dhe se zyrtarët amerikanë asnjëherë s’duhet të lejojnë që raportet me Kosovën të përkeqësohen në një masë të tillë.
“SHBA-ja ka nevojë për Kosovën dhe Kosova ka nevojë për Shtetet e Bashkuara”, thekson Phillips.