Kosova
Profesori i njohur amerikan ka disa këshilla për Kosovën
Kanë kaluar pothuajse dy muaj që nga sulmi terrorist i kryer në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe organizatori i këtij sulmi Milan Radojicic vazhdon të jetë i lirë.
Tani, për një tjetër sulm terrorist ka paralajmeruar edhe Kyeministri I Kosoves Albin Kurti, i cili përmes një statusi në Facebook, ka deklaruar se në datën 10 nëntor, Radoiçici ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Ndër të tjera, Kurti është shprehur se KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku t’i atribuojnë Serbisë aktin e agresionit.
Rreth paralajmërimeve të Kurtit ka folur profesori amerikan dhe njëherësh eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben- Meir, i cili ka thënë se takimi i Radojicit nuk është tregues i qartë se ata kërkojnë përsëritje të sulmit terrorist.
I pyetur nëse Kosova duhet të jetë e përgatitur për sulm terrorist duke qenë se Milan Radojicic është i lirë dhe nuk ekstradohet në Kosovë, Meir, është shprehur se ai me një aventurë të tillë vetëm do ta përkeqësonte më tej situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë.
“Të gjitha palët i kuptojnë pasojat e një akti te dytë dhe nuk shoh se çfarë përfitimi do të kishte Radojcic nga një aventurë e tillë. Për mendimin tim, Vuçiç nuk dëshiron t’atensionojë më tej situatën, pavarësisht deklaratave të tij publike” – ka theksuar profesori amerikan.