Connect with us

Kosova

Profesori i Universitetit të Oksfordit: Vuçiç po ia mbathte nga marrëveshja me Kosovën

“Do të habitesha nëse Serbia do të ndryshonte në mënyrë drastike kursin e saj në lidhje me sanksionet kundër Rusisë” – kështu  tha profesori i Universitetit të Oksfordit Dimitar Beçev.
Komentet e tij vijnë pak ditë pasi Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, u rreshtuan me deklaratën me të cilën Bashkimi Evropian bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Kremlinit.
Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që deri më tani nuk ka rënë dakord për asnjë nga masat kufizuese të Brukselit kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Në një deklaratë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel më 13 dhjetor, vendeve të rajonit iu bë thirrje për të bërë “progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë masat kufizuese të Bashkimit”.
“Çdo harmonizim i rëndësishëm i Serbisë mbetet i pamundur,”  – beson Dimitar Beçev
Një pjesë e veçantë e deklaratës së tij i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Të dyja palët janë të ftuara që të përmbushin marrëveshjet e arritura deri më tani pa vonesa apo parakushte të mëtejshme.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, e arritur në Bruksel në shkurt, dhe Aneksi për zbatimin e saj, i rënë dakord në Ohër një muaj më vonë, janë apostrofuar.
Mirëpo, kryeministrja Ana Brnabic, përkundër respektimit të deklaratës, ka shprehur rezerva lidhur me obligimet e Serbisë“BE-ja dëshiron të shohë zbatimin e Aneksit të Ohrit për zbatimin e marrëveshjes, nga marsi i këtij viti – ndoshta edhe të nënshkruar nga Aleksandar Vuçiq. Logjika e aneksit është se Serbia do të sigurojë njohje de facto – për shembull, duke krijuar një zyrë ndërlidhëse diplomatike në Prishtinë dhe duke lejuar Kosovën të hapë një në Beograd. Paralelisht me këtë, Kosova të themelojë një Bashkim të Komunave me shumicë serbe. Serbia e do fillimisht Bashkimin e Komunave me shumicë serbe dhe Kosova së pari kërkon njohje. Por Bashkimi Evropian dhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po bëjnë presion që kjo të ndodhë së bashku.
I pyetur se sa i qëndrueshëm është qëndrimi i Serbisë – që nga njëra anë pajtohet me marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe pastaj shpreh rezerva për atë që është rënë dakord, Beçev tha se Vuçic po ia mbathte, të paktën deri në incidentin në Banjskë
“Mendoj se qëndrimi i Vuçicit është i qëndrueshëm – sepse Bashkimi Evropian nuk do të përdor shkopinj kundër tij.

Advertisement