Kosova
Profesori serb godet Vuçiçin dhe lavdëron Kurtin/ Pyetjet e vështira për në fund
Profesori serb Ivan Videonoviç ka thënë se dialogut Kosovë- Serbi po i vjen fundi dhe se të dyja palët i kanë lënë për fund pyetjet më të vështira, siç është njohja de facto e pavarësisë së Kosovës dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Videnoviç në një intervistë ka deklaruar se përfundimi i bisedimeve dhe marrëveshja ligjërisht obligative do të ndryshojë perceptimin e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, i cili edhe tashmë ka ndryshuar shumë qe prej ngjarjeve ne Basnjke dhe tërheqja poshtëruese e terroristëve.
“Por sado e kuptueshme të jetë, mendoj se nuk është politikisht lëvizja më e mirë e kryeministrit Kurti që të kushtëzojë bisedimet e mëtejshme, me ekstradimin e terroristit Radoiçic. Nuk eshte me levedri “Therja e një kau për një kilogram mish”, d.m.th. duke rrezikuar një rezultat të madh historik, per një përfitim të vogël dhe të menjëhershëm politik” – theksoi profesori I njohur.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës kanë treguar se e duan vendin e tyre siç është, se nuk kanë pretendime për territore jashtë Kosovës, se kanë politikanë të mençur dhe të arsimuar, se dinë ta organizojnë vendin e tyre dhe ta mbrojnë atë. Ai theksoi gjithashtu se “Serbëve mund të mos u pëlqen kjo, por e vlerësojnë”.
Në intervistë, profesori serb ka pohuar se kryeministri Kurti është lideri i parë i Kosovës që drejtpërdrejt dhe hapur u drejtohet serbëve të Kosovës dhe shumë shpesh edhe publikut serb, duke shpjeguar politikën e tij për një dallim të qartë ndërmjet qytetarëve të Kosovës nga njëra anë, ndërsa Vuçiq është i vetmi në këto momente që ende luan lojën e segregacionit kombëtar dhe getoizmit të serbëve në veri.