Connect with us

Aktualitet

Profesori serb: Kosova është e pavarur, Serbia të pajtohet me këtë fakt

Rade Veljanovski, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, në një intervistë për mediumin malazez ‘Pobjeda’, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë gabime të mëdha me Kosovën, dhe ka shtuar se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur, dhe në këtë kuptim të vendos një marrëdhënie me të”.

Teksa ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, profesori serb ka shtuar se “Evropa tani po i bën shumë presion” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të themeluar Asociacionin.

“Kurti dhe autoritetet e Kosovës duhet të marrin një vendim për themelimin e Asociacionit. Si dhe kur do të përfundojë gjithçka, është një pyetje e madhe, por Evropa dëshiron që ajo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse për një kohë të gjatë po destabilizon të gjithë rajonin”- shtoi Veljanovski.

Duke folur për politikën e Vuçiçit, ai ka potencuar se presidenti serb po vazhdon të avokojë për krijimin e “botës serbe” bashkë me ish-drejtorin e Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandër Vulin.

“Vulin dhe Vuçiç nuk janë dobësuar në historinë e tyre nacionaliste dhe populiste për ‘botën serbe’, të cilën po e përforcojnë. Presidenti serb ka punuar gjithashtu për të nxitur dhe destabilizuar skenën politike në Mal të Zi”, shtoi profesori serb. Megjithatë, ai vlerësoi se tashmë ka rënë rejtingu i Vuçiçit dhe partisë së tij, pas protestave masive në Beograd.

Advertisement