Connect with us

Kosova

Profesori serb: Perëndimi nuk do ta falë Vuçiçin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe Banjskën

“Veprimi i përbashkët i Kishës Ortodokse Serbe dhe Aleksandër Vuçiçit në Mal të Zi, ka rezultura jashtëzakonisht efektiv. Nuk ka dyshim se presidenti serb e ka forcuar ndikimin e tij politik në Podgoricë ku ka rrezik real që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Sepse, nëse struktura politike nën kontrollin e Andrija Mandiçit dhe Milan Knezheviçit hyjnë në qeverinë e Milojko Spajiçit, Mali i Zi do futet padyshim në nofullat e Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë do përmbushen edhe disa ambicie të Aleksandër Vuçiçit”- Kështu ka thënë profesori në pension i Fakultetit Filozofik në Beograd, Zharko Koraç në një intervistë për Povjedën malazeze.

Sipas tij përvec turbullirave në Malin e Zi, presidenti serb ka shkaktua destabilitet edhe vitin e kaluar në Kosovë. Kovaç nuk beson se Brukseli do ta përtypë lehtë sulmin në Banjskë dhe vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, kjo pasi sipas tij, Evropa nuk dëshiron luftë në Ballkan.

“Gjërat kanë shkuar shumë larg. Serbia i ka thënë stop integrimit evropian, kurse Vuçiç ka bërë shumë gabime politike, ndërsa më fatali ishte Banjska që ndërgjegjësoi Evropën. E kuptuan se kishin të bënin me një politikan që ishte gati për shumë gjëra. Në vend që, si më parë, të dëgjonin çfarë ai thotë dhe çfarë premton, më në fund filluan të shikonin se çfarë ai bën”- theksoi profesori serb.

Advertisement