Connect with us

Rajon

Profesori serb: Vuçiç bëri gabime të mëdha me Kosovën

“Rikthimi në qendër të vëmendjes në Serbi, i Sheshel dhe Nikoliç, dëshmon se radikalët nuk kanë hequr dorë nga ideologjia e tyre bazë edhe pse kanë ndryshuar rrobat. Tani maskat do bien patjetër. SNS-ja është e djathtë dhe po rikthen në lojë kriminelët e luftës të dënuar ligjërisht. Tani në Serbi janë shpallur armiq ata që tregojnë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se Kosova nuk është më në Serbi” – Kështu tha profesori i pensionuar serb Rade Veljanovski për portalin malzez ‘Mportal’, ku ka folur për politikën e gabuar rajonale të Beogradit

Sipas tij, presidenti Vuçiç bëri gabime të mëdha me Kosovën, dhe kjo me Milan Radoiçiçin ishte “kashta e fundit”

“Megjithatë, Evropa ndonjëherë luan një lojë ambivalente sepse është e rëndësishme që ajo të zgjidhë problemin. Kjo do të thotë se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur dhe të krijojë një marrëdhënie me shtetin e ri në këtë kuptim” – theksoi Veljanovski, duke shtuar se fatkeqësisht, midis partive opozitare serbe nuk ka mjaftueshëm aktorë të fortë politikë që nëse vijnë në pushtet nesër, do ta zgjidhin problemin e Kosovës siç edhe pret Evropa.

“Prandaj Evropa po e sheh me gishta Vuçiçin, i cili deri tani ka qenë bashkëpunues, edhe pse bën deklarata kontradiktore. Radoiçiç, i cili qëndron pas qeverisë në Serbi, dhe 24 shtatori tregoi një nga provat e pakundërshtueshme, gjë e cila duhet të jetë në dosjen e Bashkimit Europian, kur vjen puna për të gjykuar mbi sjelljen e Vucici” – deklaroi profesori serb.

Sipas Veljankovskit, Evropa tani po i bën më shumë presion Albin Kurtit dhe autoriteteve të Kosovës që më në fund të marrin një vendim për asociacionin e komunave serbe.

“Nëse e pranojnë atë koncept dhe statutin e atij komuniteti, atëherë Serbia nuk do të ketë më asnjë arsye në duart për të kundërshtuar. Si dhe kur do të përfundojë gjithçka është një pyetje e madhe, por Evropa dëshiron që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse po zgjat shumë dhe po destabilizon të gjithë rajonin” – theksoi Rade Veljanovski

Advertisement