Connect with us

Kosova

Profesori shkakton shtrëngatë/ I etur për gjak, i ngopur me humbje

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka thënë se shitja e raketave Javelin nuk do të jetë dërgesa e fundit ushtarake për Kosovën, megjithatë, ai tha se sugjerimi i kryeministrit Albin Kurti se Serbia po planifikon luftë, nuk bën asgjë tjetër përveçse shkakton tension e stres publik.

Në një deklaratë të publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se Albin Kurti duhet ti marrë me rezervë atë që thotë Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit, sipas tij është “i etur që humbjet e tij do të tejkalojnë çdo përfitim”.

Ben Meri theksoi se deklaratat e Albin Kurtit që Serbia po planifikon luftë, shkaktojnë tension dhe stres të panevojshëm publik, që sipas tij, madje deestabilizon edhe ekonominë.

“Nëse paralajmërimi i Kurtit për një luftë të mundshme kundër Serbisë nuk është i projektuar qëllimisht për të forcuar pozitën e tij politike dhe për të mbledhur publikun rreth vetes në një vit zgjedhor, gjë që nuk besoj se është kështu, ai duhet ta dijë që tani që Vuçiç nuk mund të nis një aggression ndaj Kosovës, dhe ai e di mirë këtë” – potencoi profesori I njohur amerikan

Advertisement