Kosova
Profeti i makthit serb/ Kurti hap dosjen: Vuçiç përmes Radoiçiç ndërhyri në zgjedhjet duke ndihmuar ‘Listën’

Kryeministri I Kosoves Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se shteti ka identifikuar “shtatë instanca apo aktorë” që e kanë bërë këtë.
“I pari është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic”, tha ai, duke përmendur më pas edhe Milan Radoiçicin, kryenegociatorin serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkovic, Sherbimin serb te Inteligjences, mediat serbe të kontrolluar nga Beogradi dhe disa struktura ilegale.
Kurti u shpreh gjithashtu se “Serbia vazhdon te orvatet që Kosoves ta mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.
Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të “përmirësimit të dukshëm të sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së strukturave ilegale”.
“Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë edhe rrahjet e vrasjet nuk kane qene me te mundura dhe tani si zevendesim I ketyre, Serbia ka rritur format e tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht shantazhet dhe frikësimet. Vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e joshtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Milan Radoiçic” – potencoi Kurti
PROFETI I MAKTHIT

