Politike
Programi për Tiranën, Bejko: Trami dhe metroja, të domosdoshme
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko shpalosi një pjesë të programit të tij elektoral, ndërsa theksin e vuri te shtimi i alternativave për transportin publik.
Ai theksoi se krahas autobusëve, Tirana si kryeqytet e ka të domosdoshme ndërtimin e tramvajit dhe metrove, qasje kjo, që sipas Bejkos lehtëson qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve.
“Ne jemi për atë që Tirana të ndërtohet në mënyrë policentrike. Nëse do ketë kërkesë për kulla, të ndërtohet në unazë të madhe. Ne duam një Tiranë të unifikuar që të jetë qytet për mbushje shpirtërore, me kulturën, sportin, mjedise të gjelbra. Kemi edhe Tiranë rurale. Dhe është harruar në të gjithë drejtimit. Nuk ka nevojë të bëjmë autobusë falas, subvencion nga bashkia për shtresat në nevojë po, padiksutim. Lidhur me transportin publik, me vendosjen e një standardi evropian, që të kesh një biletë elektronike.
Për ta lehtësuar transportin, në hyrje të qytetit do ndërtojmë parkingje mbi dhe nën tokësore, që mbi 40 mijë autovetura që vijë në Tiranë, atto do të parkohen në këto parkime. Trami është i domosdoshëm për një qytet si Tirana dhe ndërtimi i një metroje. E rëndësishme është ideja që kemi ne për një qytet metropolitan. Tirana metropolitane kërkon transport alternativ, përveç atij me autobus. Një ide tjetër ndërtim i shkollës dhe çerdheve, 15 minuta larg banesave të qytetarëve. Nëse do zgjidhem, do kërkojmë bashkëpunim me qeverisë sipas kornizës ligjor as më shumë dhe as më pak” tha ai.