Politike
‘Projektet e përbashkëta’/ Rama takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë ditën e sotme princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan. Ka qenë Rama ai që ka ndarë disa foto krah Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, krahas së cilave shkruan se kanë diskutuar mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.
“Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, shkruan Rama.