Connect with us

Politike

“Prokuroria ka zero hetime”/ Bylykbashi: Janë kryer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimin se prokuroria nuk po heton krimet e kryera nga diktatura komuniste. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se janë kyer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste e përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Gjithashtu ai e cilësoi të paflashme faktin që prokuroria ka zero hetime për këtë krim.

“Autoriteti I Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit na raportoi që janë rreth 11 vendvarrime të identifikuara për krimet e kohës së komunizmit, por janë ende të pahapura. Ndërkohë ka raste të tjera kur janë gjetur të dhëna për persona të zhdukur. Të gjithë këto përbëjnë krime kundër njerëzimit. Në të gjithë vendet e tjera janë trajtuar si krime kundër njerëzimit. Ju raportoni zero raste.

Pse nuk ka hetime për krime kundër njerëzimit për krimet e kohës së komunizmit duke arritur deri në vrasjet në kufi në verën e vitit 1990. Kjo shoqëri po nuk u nda me krimet e komunizmit, nuk ka për ta gjetur ndonjëherë veten e vet. Dhe këto janë krime që nuk parashkruhen, ju e dini më mirë se unë.  Por po parashkruhen në mënyrë biologjike, njerëzit po vdesin; ata që kanë kryer krime dhe ata që po presin drejtësi!”, deklaroi Oerd Bylykbashi

Advertisement