Politike
“Prokuroria politike merr fund në 11 maj”/ Rama ironizon Berishën: Noc Rrokun në 11 maj o buf

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video duke ironizuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se “Bufi (emoji) merr Noc Rrokun në 11 maj”, referuar zgjedhjeve parlamentare.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Sorosit me në krye mercenar Dumanit është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj 2025”, është kjo një pjesë e shkëputur nga fjala e Berishës, të cilën Rama e ka përdorur në videon e publikuar.

