Bota
Kush është 58-vjeçari që dyshohet se tentoi dje të vriste Donald Trump
Ryan Wesley Routh është autori I të shtënave në një fushë golfi në Florida ku ndodhej edhe kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump.
Ai ra në pranga një ditë më parë pasi dyshohet se tentoi të vriste ish-presidentin.
Lidhjet me Karolinën e Veriut: Routh u regjistrua si votues në shtet në vitin 2012. Ai gjithashtu votoi në zgjedhjet paraprake Demokratike të Karolinës së Veriut në mars të këtij viti, sipas të dhënave publike.
Përplasjet me ligjin: Routh u arrestua në vitin 2002 dhe dyshohet se vuri dorën e tij në një armë zjarri përpara se të rrethohej në një biznes. Ai gjithashtu është akuzuar nga autoritetet shtetërore dhe federale se nuk i ka paguar taksat në kohë.
Mbështetje për Ukrainën: Routh shprehu mbështetje për Ukrainën në dhjetëra postime X në 2022-shin, duke thënë se ai ishte i gatshëm të vdiste në luftë dhe se “ne duhet të djegim Kremlinin deri në dhe”. Ai gjithashtu vizitoi Ukrainën në vitin 2022, sipas videove dhe fotove të gjetura nga CNN. Në një mori postimesh në Facebook vitin e kaluar, ai u përpoq të inkurajonte rekrutët afganë për të luftuar, duke u paraqitur si një ndërlidhës për qeverinë ukrainase.
Ndërtues banesash: Routh tha në faqen e tij në LinkedIn se ai nisi të ngrinte një kompani në vitin 2018 të quajtur Camp Box Honolulu në Haëaii, e cila ndërton njësi magazinimi dhe shtëpi të vogla. Një postim në Honolulu Star-Advertiser tha se ai dhuroi një strukturë për njerëzit e pastrehë.
Djali i tij, Oran Routh tha se nuk mundet që babai i tij të bëjë një gjë kaq “të çmendur, aq më pak të dhunshme”.
Ai e quajti babanë e tij “të dashur, të kujdesshëm dhe njeri të ndershëm e punëtor”.