Politike
‘Pronat për lesh…’/ Rama nga Himara: E kam mbajt fjalën
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka në Himarë, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatin socialist për kryebashkiak, Jorgo Goro.
Rama tha gjatë fjalës së tij se e ka mbajtur fjalën e dhënë lidhur me çështjen e pronave. Sipas Ramës, njerëzit që i kanë marrë pronat himariotëve, nuk i solli ai.
“Një mundësi keni ju nëse nuk doni t’ju ikin pronat për lesh, mua, PS dhe këtë këtu. Nuk keni tjetër. Nuk ua solla unë njerëzit nga fundi i botës të vijnë këtu dhe të bëhen pronarë. Nuk e di a kanë hyrë në det ndonjëherë dhe kanë ardhur dhe kanë marrë pronat. Unë ju kam thënë këtu që ditën e parë që kam ardhur që do jua zgjidh çështjen e pronave dhe e kam mbajt fjalën.
Unë di letrat e shtetit, unë di historinë e pronave që është zgjidhur dhe prandaj duhet të jepni votën.
Nuk është fjala të jesh i bukur, se mund të jesh dhe gogol si puna ime, por duket nga fytyra njeriu, i beson apo jo se mund të jesh”, tha ndër të tjera Rama.