Connect with us

Kosova

Propaganda ruse po shkakton trazira në Kosovë

Arta Haxhixhemajli, studiuese e lartë në Institutin Octopus, në një intervistë për The Geopost, tha se rritja e së djathtës ekstreme në Evropë ka pasoja serioze për sigurinë globale dhe se një nga aspektet kryesore të përhapjes së të djathtës ekstreme është lidhja me Rusinë, e cila përdor një strategji “soft power” për promovimin e interesave të tyre.
Haxhixhemajli thekson se propaganda dhe narrativët e rëndësishme që vijnë nga Rusia janë veçanërisht të dukshme në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe po përhapen përmes organizatave, fondeve dhe mediave të ndryshme sociale, përfshirë platformën “Telegram”.
Kur u pyet se “si të luftohet fenomeni i doktrinës së të djathtës ekstreme”, ajo shpjegoi se është një problem për të gjitha shtetet e Ballkanit, teksa tregon se Instituti Octopus ka bërë disa rekomandime dhe që ka publikuar një raport.
Sipas saj, këto janë disa rekomandime që duhen të zhvillohen më tej, mirëpo janë si bazë për të parandaluar, pasi që është një problem jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet e tjera

Advertisement