Connect with us

Pinknews

Propozimi për martesë/ Kiara: Nuk e prisja

Kiara Tito pas daljes nga Big Brother foli në studio për propozimin për martesë, si edhe për lojën që kishte krijuar Luizi brenda shtëpisë duke u distancuar nga ajo. Kiara tha se u mërzit shumë dhe ishte gati të linte shtëpinë. Kiara u shpreh se është shumë e lumtur për të gjithë emocionin që ka përjetuar.

“Në momentin që po ndodhnin këto episode, thash mos ndoshta e gjithë situata e rëndoi. Aty brenda gjërat normal që amplifikohen, ndodh një çudi. Nuk e di domethënë, nuk e shpjegoj dot. Por edhe thoja që mund të jetë ndonjë mison nga vëllai i madh, por nuk e kisha kuptuar. Kam qenë shumë keq këto tre ditët e fundit. Isha gati të dilja.

Kur e do një person normal që të dhemb në momentin që ndodhin situata të tilla. Thoja mos ishte edhe lojë. Një ditë para më tha që ti je nëna e fëmijëve të mi, mua kjo më bënte përshtypje dhe më vinte inat më shumë se më tha kaq shumë gjëra dhe të ndodhë kështu. E çuditshme por shumë  e bukur, jam shumë e lumtur për të gjithë gjënë që përjetova”, tha Kiara.

Advertisement