Connect with us

Politike

Propozohet qeveri në hije, Berisha jo kryeministër

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, disa deputetë propozuan sërish që mbledhja e grupit të bëhet në selinë e Partisë Demokratike që drejtohet de fakto nga grupimi i Sali Berishës.

Në diskutimet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa, Dash Sula propozon krijimin e një qeverie në hije.

Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.

Dash Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të bëhet kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.
Advertisement