Kronike
Prostitucion, drogë e vjedhje/ Emrat e 3 të dënuarve që duhet të justifikojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 të dënuarve për disa vepra penale.
Burimin e pasurisë duhet të justifikojnë brenda 48 orësh:
Urim Picari, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Naim Lataj, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Bledar Stafuka, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Të tre banues në Tiranë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.