Pinknews
“Prostitutë!”/ Erjona Rusi reagon pas ofendimeve të moderatores Kostana Moravës
Ka ardhur reagimi i Erjona Rusit pas ofendimeve dhe pretendimeve të moderatores Kostana Morava.
Kjo e fundit u shpreh se Erjona Rusi dhe “Top Channel” i kanë deformuar intervistën e dhënë pak ditë më parë
Në një intervistë, Erjona i reagoi Moravës duke thënë se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar.
Moderatorja theksoi se intervista e Moravës është ndarë në disa pjesë — ku një prej tyre i është fokusuar ngacmimit seksual, të cilën vetë ajo e rrëfeu.
“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë dhe unë kur intervistoj me një të ftuar…e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur.
Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.
Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mundet të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!”-u shpreh ndër të tjera moderatorja Erjona Rusi.