Aktualitet
”Prost**utë thuaji gruas…”/ Degradon debati në studio, ish drejtori i ARRSH ”fluturon” mikrofonin ndaj…
Skandali te Onkologjiku, shkaktoi një debat me ofendime mes ish drejtorit të ARRSH Arben Meçe dhe avokates Enida Bozheku. Debati nisi pasi Meçe tha se skandali ka të bëjë vetëm me “shpërdorim detyre” dhe se nuk flitet për raste vdekjesh, gjë që e kundërshtoi avokatja duke thënë se këtë rast sipas ligjit mund të merret Prokuroria e Posaçme. Meçe i është drejtuar avokates Bozheku, duke i thënë “mbylle gojën”, gjë që ka sjellë jo vetëm debat me tone të larta, por nuk kanë munguar ofendimet dhe madje në një moment analisti ka hedhur mikrofonin dhe është larguar nga studio.
Debati në studion e emisionit:
Bozheku: Mbylle gojën thuaj satë shoqe në shtëpi, jo mua. Turp t’ju vijë.
Meçe: Kur ju e çoni çështjen në këto tone. E shëmtuar. Të më debatosh ti mua me shoqen në këtë…vetëm prostitutat e bëjnë këtë.
Bozheku: Prostitutë e ke tët shoqe mbase. Me kujdes me prostitutat zotëri se do hash ndonjë akuzë penale për këtë. Turp të të vij.
Meçe: Bëjë pra bëje.
Bozheku: Apo je burrë ti, je i fortë ti. Turp t’ju vij.
Meçe: E turpshme që provokon ti. do mbash përgjegjësi për këtë.
Bozheku: Atë prostitutë do ta shohësh në gjykatë. Të garantojë për këtë. Ore po më kërcënon, të vij prokuroria këtu