Connect with us

Bota

Protesta/ Bota nuk e lë vetëm Iranin

Sipas vlerësimeve të policisë gjermane, ishin 80 mijë ata që dolën në rrugët e Berlin në mbështetje të protestave në Iran, të cilët po vazhdojnë prej 5  javësh, pas vdekjes së Mahsa Amini, vajzës së vrarë pasi u arrestua nga policia morale iraniane për mosmbajtja e hixhabit në përputhje me ligjin e vendit. Në mesin e protestuesve kishte shumë iranianë që banonin jashtë vendit.

Demonstratat për të drejtat e grave në Iran pushtuan edhe rrugët e Tokios, në Japoni, teksa në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Tabrizit, në veriperëndim të Teheranit, protestojnë jo vetëm të rinjtë dhe studentët, por edhe tregtarë dhe punëtorë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por qëllimi i përbashkët është që të qeverisen nga administratorët që zbatojnë të drejtat e tyre.

Advertisement