Connect with us

Aktualitet

Protesta dhe bojkot të mësimit më 17 tetor

• Sindikata e Pedagogëve në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka njoftuar protestën e radhës e cila do të mbahet me datë 14 tetor në orën 11:00 para Universitetit të Arteve. • Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi pohoi se pedagogët gjatë kohës së protestës së tyre janë përballuar dhe me indimidime indirekte për të mos dalë në protestë. • Ai bëri të ditur se nëse do të arrihet një marrëveshje me qeverinë atëherë ata do të bojkojnë mësimin që do të nisë më datë 17 tetor. • Ndërkohë pedagogu Lush Susaj u bëri thirrje të gjithë studentëve që të hjenë të pranishëm në protestën e radhës. • Susaj tha se ata nuk po kërkojnë qiqra në hell por një të drejtë të tyren. Ndër të tjera ai u shpreh se një nga arsyert se pse të rinjutë zgjedhin të ikin në Britani me gomone është korrupsioni dhe mungesa e shpresës në vend.

TIRANE– Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi deklaroi se vendimi për të mos marrë pjesë në mësim më 17 tetor nuk është anuluar ndërsa tha se vendimi kryesor do të merret më 14 tetor. Kovaçi tha se ka një intimidim ndaj pedagogëve ndërsa nuk kanë munguar telefonatat indirekte për të mos protestuar.

“I bëjmë thirrje sistemit të drejtimit të universiteteve të kontribuojnë për realizmin e të drejtës së profesoratit për të protestuar. Në po mbledhim verifikime nëse një dekan apo rektor të ketë raste të tilla. Ka pasur në mënyrë indirekte me telefonata që të mos përfshihemi në protesta, por nuk besoj se do të ndikojnë në interes të tyre.”-tha Kovaçi. 

Më tej ai tha se pedagogët kërkojnë një ndryshim të situatës ndërsa tha se mendojnë që tarifat e studentëve t’ju kthehen në shërbim studentëve.

“Më datën 14 do të marrim një vendim. Mendjen e kemi tek studentët. Të kemi një arsim të lartë publik serioz. Nuk është një shifër e madhe është 15 mln euro”, tha ai, duke shtuar se pritet të përfitojnë 5 mijë punonjës. Deri tani data 17 qëndron pasi qeveria ka një javë kohë, ndaj është protesta e datës 14 që të nxjerrim një konkluzion. Në datën 14 kemi ftuar edhe studentët dhe anëtarët e senatit janë të mirëseardhur. Do të diskutojmë për hapat. Deri tani është në fuqi që nuk do të hyjmë në auditor më 17.  Nuk ka pasur negociata, mendoj që gjatë kësaj jave ti japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata. Do të informojmë edhe institucionet ndërkombëtare që janë në vend. Thirrja jonë meqë është menduar që 8 % e shtesës të bëhet nga të ardhurat e studentëve. I presim me 14 që të japin mendimin e tyre. Ne jemi të mendimit që tarifat e studentëve të kthehen në shërbim për studentët. Ne kemi caktuar që 30 % sivjet dhe 20 % sot e një vit është parakusht që të vihet në vend dinjiteti i elektoratit”, tha ai.

Advertisement