Connect with us

Politike

‘Protesta do të zgjasë sa të dojë populli’/ Berisha thirrje policisë

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi trupës policore që të mos provojë protestuesit nesër në Bulevard. Berisha tha se qytetarët janë të vjedhur dhe se policia duhet të bëjë detyrën por jo të sillet si “mercenare” e kryeministrit.

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese. Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër”.-tha Berisha. 

Në lidhje me afatin e protestës, Berisha tha se protesta nuk do të zgjasë vetëm 2 orë, aq sa është marrë leja, por sa të dojë populli shqiptar.

“Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë. Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë.”-tha Berisha.

Advertisement