Connect with us

Politike

Protesta e opozitës/ Berisha dhe Meta: Sot ju presim para Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi ditën e djeshme qytetarët që t’i bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot para parlamentit, në orën 10:00. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se nesër është ditë beteje, kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.  Po ashtu, kreu i PD-së, deklaroi se vizita e Ramës në Dubai e kishte një arsye. Sipas tij, Rama është takuar atje me Amant Josifin. Kryedemokrati, bëri thirrje edhe për protestën e 3 Majit. Ai kërkon nga qytetarët që të programojnë axhendën në mënyrë që të jenë të gjithë në shesh kundër qeverisë Rama. Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme

DJE…

Meta thirrje administratës: Kujdesni, mos firmosni asgjë, kjo qeveri do t’ua fusi

Berisha dhe Meta: Nesër ju pres para Kuvendit, Rama ka frikë dhe tmerr

Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që kenë kujdes dhe të mos manipulohen nga qeveria. Gjatë deklaratës për mediat, Meta ka deklaruar se ata nuk duhet që të firmosin asgjë, pasi qeveria po tenton që ti mashtrojë. Po ashtu Meta ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e nesërme para parlamentit.

“Pjesëmarrja në protestën e 11 shkurtit ishte e jashtëzakonshme pavarëisht periudhës së acartë dhe kanë qenë tepër qytetarë. Nuk bie ritmi i protestave. Duhet të kemi të qartë se durimi dhe vendosmëria e intensiteti i protestave dhe shumëllojshmëria e tyre janë të pandalshme, gjithçka do shkojë duke u rritur. Ndaj nesër në orën 10:00 të gjithë para Kuvendit për t’i treguar deputetëve që të heqin dorë nga sjelljet e tyre të padenja për të bllokuar Kuvendin, transparencën e për t’i shërbyer verbazi një njeriu që ka treguar se gjithmonë ka kënaqësi kur ua fut atyre që i përdorur më shumë.

Punonjësit e administratës publike të jenë të kujdesshëm e vëmendshëm, të mos firmosin asgjë të paligjshme se kjo është qeveri në largim e kërkon të përfshijë në aferat e saj sa më shumë vartës e nesër të shkarkojë përgjegjësitë e saj te sa më shumë viktima. Drejtësia e Surrelit s’ka për ta mbrojtur atë për një kohë shumë të gjatë siç e mendon ai, jam i bindur se zgjimi i mëtejshëm i dinjitetit qytetar e patriotik do e bëjë shumë shpejt jo vetëm Parlamentin të kërkojë llogaridhënie, por dhe drejtësinë të çlirohet nga kapja mafioze e Ramës, Agacit e gjithë atyre që e kanë çuar dinjitetin e drejtësisë shqiptare atje ku nuk thuhet më,” tha Meta.

Advertisement