Connect with us

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Dumani liroi Berishën, Rama nga Uashingtoni shpalli qeveri teknike

Gazetari Flogert Muça ironizoi protestën e opozitës duke thënë se direkt pas përfundimit, Rama shpalli nga Uashingtoni ku ndodhet për mbledhjen e NATO-s se shpallet qeveria teknike, ndërsa Dumani liroi Berishën nga arresti shtëpiak.

‘Dumani ka pranuar lirimin e Berishës, Rama nga Uashingtoni ka pranuar qeveri teknike. Përtej shakave. Qëllimi i protestës ka dështuar. Ti ke një kauzë. Proteston për një x çështje. Thelbi është kur ke kauz nëse nuk trajtohet dhe shkon ulëret protestën e kthen në qëllim në vetvete. Kjo nuk është protestë, është fushatë elektorale. Sinonimi i vandalitetit është Berisha. Ishte manifestim për të treguar forcën që pas vulës jemi më të fortë. E pamundur të mos i shohësh shifrat kur do të mundësh Ramën. Vula nuk ia rritur numrat Sali Berishës.’

Advertisement