Politike
Protesta e opozitës/ Këlliçi: Policët na goditën me spraj
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se është lënduar nga uji që kanë hedhur efektivët e policixsë, për të shpërndarë protestuesit në Bashkinë e Tiranës. Këllçi tha për “A2CNN” se atë e kanë goditur policët me bombulën e sprajit në fytyrë.
“Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte. Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme. Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, tha Këlliçi.