Connect with us

Politike

Protesta e PD-së, mesazhi i Metës: Jemi tek populli i lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për herë të parë pak para nisjes së protestës së Opozitës. Para se të futej në selinë e Partisë së Lirisë, Meta u ndal para gazetarëve.

“Edhe pak minuta, Partia e Lirisë shkon tek populli i lirisë,”- tha Meta dhe u fut brenda. 

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

Advertisement