Politike
Protesta e së hënës/ Plaka: Berisha e refuzoi, kjo për shkak të situatës së tij personale
Edi Paloka, deputeti i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me vendimin për të protestuar ditën e hënë kur mendohet të jepet vendimi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Paloka në një intevistë për Syri.Tv ka thënë se protesta nuk është kërkuar nga Berisha për shkak se ai e ka gjykuar si diçka që mund të lidhet me situatën e tij personale, por sipas deputetit kjo ska të bëjë më Berishën. Ai tha midis të tjerash se protesta është kërkuar nga shumica e kryesisë e cila ra dakord për ta mbajtur ditën e hënë.
“Ka qenë e kundërta, ka qenë zoti Berisha që nuk ka dashur të zhvillohet protesta këto ditë sepse mund të lidhej me emrin e tij personal. Është një thënie e tij që u kundërshtua nga shumica jonë edhe në mbledhjen e grupit, aty nuk bëhet fjalë për Sali Berishën si individ. E gjithë kjo ka dy vjet që kjo strategji është drejtuar ndaj liderit të opozitës dhe po bëhet çdo lloj ndërmarrje me qëllim që opozitës dhe gjithë të drejtave që janë shkelur, t’i heqin dhe liderin e saj. Pra, nuk kemi të bëjmë fare me një kërkesë për heqje imuniteti ndaj një deputeti, por me një sulm të organizuar më së miri nga Rama dhe gjithë instrumentat që ai kontrollon, përfshirë këtu SPAK dhe organet e saj. U ra dakord që do ketë protestë edhe të Hënën, edhe të Enjten. Nëse do ketë seancë të Martën, do bëhet protesta të Martën. Ka dy lloj protestash, njëra për të shprehur mos dakordësi ndaj një akti ose veprimi dhe protesta kur populli opozitar ka një qëllim dhe protesta vazhdon deri në arritjen e atij qëllimi. Këto protesta kanë lidhje me një objekt të caktuar. Sot ka ndodhur akti më i rëndë në Parlament. Akti që kanë miratuar sot deputetët e Ramës ka qenë më i rëndi, sepse mandatet e deputetëve janë lënë në dorë të 5 anëtarëve të Këshillit të Mandateve të kontrolluar nga Rama, të cilët vendosin se kur i fillon e mbaron mandati një deputeti. Përjashtimi me 60 ditë, pa asnjë të drejtë është praktikisht heqje e mandatit për atë periudhë. Këtu s’bëhet fjalë për drejtësi dhe i bie që Rama i ka në dorë mandatet e deputetëve. Unë jam përjashtuar disa herë nga këto “buçkat e Ramës”, por njëherë jam përjashtuar pa qenë në seancë, u përjashtova se kisha prishur seancën pa qenë aty.“