Connect with us

Aktualitet

Protesta e taksistëve në Shkodër: Informaliteti po na dëmton

Ditën e sotme, taksistët e liçensuar dolën në protestë pasi sipas tyre informaliteti po i dëmton edhe pse janë pagues të rregull të detyrimeve ndaj shtetit. Taksistët thonë se Shkodra është i vetmi qytet në Shqipëri në të cilin nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive.

Ata i bëjnë kërkesë organeve përkatëse për ndihmë.

“Informaliteti po na dëmton së tepërmi. Shkodra është i vetmi qytetit që nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive. Kemi takuar, nënkryetar të Bashkisë, kryetar të Bashkisë, Drejtor Rajonal të Tatim Taksave, shefin e krimit ekonomik dhe asgjë nuk është zgjidhur. Kemi kërkuar takim me Drejtorin e Policisë por ende nuk kemi përgjigje. Informaliteti në mes të Shkodrës, në gjithë botën nuk gjen si këtu. Ne paguajmë 10 mijë lekë taksa në ditë, ne asnjë herë nuk kemi refuzuar. Vjen tjetri e thotë, hajde për Lushnje, hajde për peshkopi, e Zoti e di se prej nga vijnë ata. Shteti duhet ta shoh këtë punën e informalitetit, se për ndryshe do dorëzojmë edhe ne targat dhe do dalim në rrugë. Nëse unë kam një problem me ty, sa mirë më gjen shteti ku jam. Po si nuk e din se këtu në mes të Shkodrës ka taksi informal.

I bëjmë kërkesë, Krimit Ekonomik, Bashkisë Shkodër, Policisë Rrugore për të na ndihmuar, deri në prill duhet me pagu 320 mijë lekë, plus 250 parking vjetor. Dal atje në 7 të mëngjesit, shkoj në shtëpi në darkë me 9 mijë lekë xhiro”- thanë protestuesit.

Advertisement