Connect with us

Aktualitet

Protesta në Thumanë/ Qytetari nxjerr shishen e benzinës: U kam dhënë besën vajzave…

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme për projektin Thumanë-Kashar. Një prej protestuesve ka nxjerr një shishe benzine në protestë, por menjëherë një efektiv ja ka hequr nga dora. Më pas ai ka deklaruar se u ka dhënë besën vajzave që ka jashtë se është krim që të vrasësh veten për këtë shtet. Po ashtu ai ka theksuar se do t’i drejtohen Strasburgut.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge. Të kesh turpin më të madh. Ja vëllezër shikoni se çfarë bëhet. Të bësh masakër, nuk ke çe do jetën. Nuk thotë kush hajde flasim. Nuk ka më keq më. O vëllezër o motra le të na vrasin. Ne do ta ndjekim rrugën tonë ligjore. Do i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh ai.

Advertisement