Aktualitet
Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Banori: Balluku dhe qeveritarët heshtje varri
Protesta e banorëve të Thumanës dhe rrethinave përreth sërish kanë dalë në protestë, duke kërkuar hapjen e një kalimi që i jep akses në autostradë.
Një prej banorëve u shpreh se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme, por institucionet kanë heshtur. Ai tha se përgjegjës për këtë situatë bëjnë ministren Balluku.
Sipas banorëve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës, pasi sipas tij preken shumë biznese të zonës së Krujës.
“Kërkesa jonë është që të ketë hyrje dalje, sepse na dëmton bizneset, dëmton qytetin e Krujës dhe rrethinat. Ne duam një akses, sepse rruga është mbyllur padrejtësisht.
Protestat do të vazhdojnë. Kanë dalë disa fjalë që rruga do hapet, por ne nuk e besojmë.
Në përgjegjës bëjmë kryeministrin Rama, ministren Balluku dhe drejtorin e Rrugëve. Heshtja e tyre është heshtje varri. Ne kemi protestuar në mënyrë paqësore, me përjashtim të një incidenti të vogël.
Problemet janë dy, një rënia drastike e tregtisë në këtë aks rrugor, është edhe një problem tjetër, pronat e tyre janë zeruar. Banka nuk të jep kredi, sepse pronat janë zhvlerësuar”, tha banori.