Connect with us

Politike

“Protesta një revoltë”/ Alimehmeti: Në qeverinë teknike të jenë njerëz të paangazhur në politikë

Një revoltë e ka konsideruar protestën e opozitës, mbajtur me 7 tetor, Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD.

Alimehmeti u ndal tek kërkesa kryesore e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, ku tha se pjesë e kësaj qeverie duhet të jenë njerëz të paangazhur në politikë.

Protesat ishte thjesht një revoltë. E konsideroj demokracinë në Shqipëri si një bebe që sapo ka nisur të ecë. Ne jemi tek momentin që bebja ecën dhe bien. Nuk është absolutisht një vend me demokraci të konsoliduar. Kur themi që kërkojmë një qeveri teknike, nënkuptojmë njerëz të paangazhur me politikën. Në 2017 e konsideroj bashkëqeverisje pasi u përfshinë njerëz të angazhur politikisht nga të dyja partitë. Ne duhet të shkojmë tek parimi a do të ketë realitivisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në 2021 ku pritshmërit ishin shumë të mëdha për votime ndërkohë hamëndësi që në shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme solli më pak se 45 përqind të votuesve drejt kutive të votimit.  Demokraci do të thotë vendim i shumicës, pra nëse kjo e fundit nuk mer pjesë, porvetëm pakica nuk ëshët më demokraci. Këto janë probleme madhore, për të cilat duhet të merremi, jo të merremi me molotovët që u hodhën në protestë”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit, në Shqipëri nuk ka demokraci, teksa tha se kjo po reflektohet edhe me largimin e të rinjve nga vendi.

“Rinia është larguar për më shumë mundësi. Kemi për detyrë që të ftojmë ata të qëndrojnë në vendin e tyre. Ne jemi një komb në shuarje, po zhdukemi si komb. Populli po kthehet në pleqëri pasi rinia po largohet. Faji është që edhe pse 2024 vazhdojmë të flasim për mungesë demokracie“, tha ai.

Advertisement