Connect with us

Aktualitet

Protesta për Belerin/ Hoxha nxjerr pamjet: Kaq i mbledh një miku im

Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet.

Hoxha shprehet se pushuesit vijojnë plazhin duke mos u shqetësuar, ndërsa shton më ironi se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.

Postimi i plotë

Mbani frymen njerez…

Live nga shetitorja e Himares…

Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.

Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores:

“Koha eshte e maskarenjeve,

por Atdheu eshte i shqiptareve….”

Zito i ALVANIA

Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri, dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Nga qelia, Beleri dha një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar Bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

Advertisement