Politike
Protesta te Bashkia/ Berisha: Lu*ftë frontale kundër korrupsionit!
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e sotme te Bashkia e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se protesta ishte një betejë kundër korrupsionit, betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.
“Është betejë për Shqipërinë. Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.
Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.
Po shpërfytyron Shqipërinë”, tha Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.
Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.
Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.
Është betejë për qenien e tyre.
Është betejë për Shqipërinë.
Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.
Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.
Po shpërfytyron Shqipërinë.
Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja.
Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.
Është fitorja e kombit shqiptar.
Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar.
Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm.
Luftë frontale kundër korrupsionit.