Politike
Protestat/ Balla: Pa përfaqësues zyrtarë nuk mund të ketë dialog institucional
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për gazetarët në dalje të kuvendit, se nuk ekziston asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Ballukut, duke e cilësuar lajmin si dezinformim. Sipas tij, nëse do të kishte një kërkesë të tillë, anëtarët e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet do të ishin njoftuar zyrtarisht brenda 48 orëve.
Balla deklaroi se nuk do të komentojë pretendimet se SHBA i ka hequr masën Sali Berishës pa një njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ose Ambasada Amerikane. Ai kujtoi se shpallja e Berishës u bë publikisht në vitin 2021 për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Sipas Ballës, opozita po përpiqet të paraqesë si sukses të protestës një zhvillim që nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe po përdor protestën për qëllime politike.
Ai ironizoi praninë masive të strukturave të Partisë Demokratike në protestë, duke thënë se protesta nisi si një protestë lokale “për flamingot”, por më pas u mbush me “bufa që ndihen flamingo”. Ai theksoi se Partia Socialiste ka marrë mbi 856 mijë vota dhe gëzon një mandat të qartë nga qytetarët për të vijuar qeverisjen dhe reformat, duke e konsideruar këtë një kontratë politike të pakontestueshme.
Balla deklaroi se Shqipëria nuk mund të humbasë projekte të rëndësishme zhvillimore dhe se qeveria do të vazhdojë përpara me investimet strategjike, pavarësisht kundërshtimeve politike dhe kritikoi disa episode të protestës, duke thënë se janë shfaqur qëndrime antisemite dhe forma diskriminimi që nuk duhet të kenë vend në debatin publik shqiptar. Sipas tij, protesta nuk ka ende një strukturë apo përfaqësi zyrtare me të cilën mund të zhvillohet dialog institucional.
Deklarata e plotë e Ballës jashtë kuvendit:
Pyetje: A ju ka ardhur një kërkesë e dytë nga SPAK për imunitetin e znj.Balluku?
Balla: Nuk ka një kërkesë të tillë. Ju e dini në raste kërkesash të ngjashme brenda 48 orëve njoftohen menjëherë anëtarët e Këshillit për Rregulloren e Mandatet. Edhe unë jam njëri prej anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, nuk ka një njoftim të tillë. Dhe unë e kuptoj që lajme të tilla të rreme në këto kohë dezinformimesh janë të përditshme, por e konfirmoj që nuk ka një lajm të tillë. Dhe ndërkohë që pashë me shumë kërshëri sot se përveçse opozita bën zëdhënësin e prokurorisë së posaçme në mënyrë të rreme siç është dhe rasti në fjalë , sepse dëgjova dhe një deputet të Partisë Demokratike që sa e tha këtë. Edhe rastësisht ju, SYRI dhe Partia Demokratike nganjëherë thoni të njëjtat gjëra rastësisht, se në përgjithësi nuk ndodh kjo. , dhe po ashtu pashë që po bëhet edhe një zëdhënie në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Pa e bërë ju pyetjen, po e jap unë përgjigjen. E thashë edhe në seancë, po e përsëris dhe këtu: do të komentoj për një lajm që qarkullon si gjjoja si një sukses i protestës, se protesta ja paska arritur qëllimit duke hequr nongratën e Sali Berishës. Do ta komentoj këtë vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar, sikurse ka ndodhur në 19 maj të vitit 2021, pra kur ka pasur një njoftim nga Sekretari Amerikani i Shtetit në atë kohë. Sapo të ketë dhe një njoftim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kushdo qoftë ai, apo nga Ambasada Amerikane në Tiranë, do ta komentoj. Në vlerësimin tim Sali Berisha është shpallur nongrata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë. Fakti që ka një proces penal me akuzën për korrupsion besoj fort në drejtësinë shqiptare. Kështu që në këtë këndvështrim komentin për heqjen apo jo të asaj që në mënyrë të perifrazuar, sepse 7031 C-ja neni përkatës mbi të cilin është bazuar shpallja nongrata është më e gjerë se kaq. Megjithatë, do ta komentoj kur të ketë një, kur të ketë një njoftim zyrtar, se s’mund të them që shiko se më morën në mëngjes telefon dhe më thanë ma kanë hequr. Edhe s’marrin as nga telefoni, jo, po të marrin nga telefoni i shokëve.
Pyetje: Po një koment mbi një deklaratë të një ish-kolegu tuaj socialist, Petro Koçi, i cili është shprehur se Partia Socialiste në qarkun e Fierit nuk ka vjedhur vetëm zgjedhjet dhe nuk ka vjedhur vetëm kundërshtarët, por dhe brenda vetes. Keni një koment për këtë deklaratë?
Balla: Unë të them të drejtën, nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që s’e kam lexuar vetë, se kur e thotë dhe gazetari i SYRIT, pastaj është merr përmasa edhe më të, më të vështira për ta komentuar. Por, por të them të drejtën, nuk e kam parë. Megjithatë domethënë, ditë të nxehta me temperaturë dhe secili ka dhe këndvështrimet e veta, por mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë Fierin e ka kryeqytetin e vet. Unë kam drejtuar qarkun e kam qenë drejtues politik në Fier. Kemi fituar gjithmonë në Fier, kemi fituar dhe në ditët tona më të vështira dhe do të vazhdojmë t’i thellojmë fitoret tona aty.
Pyetje: Zoti Balla për revolucionin dje a patë më shumë se 2000 protestues?
Balla: Po, ishin më shumë dje. Nuk i kam numëruar dje.
Jo, jo, të lutem, nuk e kam. Ishin më shumë sesa për një protestë kombëtare, siç ishte e njoftuar, apo jo? E kam gabim? Dje ishte protestë kombëtare, se nuk ishte, nuk ishte, të lutem, nuk ishte një, nuk ishte një, nuk ishte një protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë Partia Demokratike në protestë, nga kampioni i protestave të Partisë Demokratike Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të gjithë kryetarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike. Kështu që nuk më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamingo dhe ndërkohë që bufat kanë filluar të ndjejnë veten si flamingo.
Pyetjet: Po ata socialistë i keni parë në protestë? Zoti Balla, personalisht kam parë disa prej tyre që kanë qenë mbështetës, disa ndoshta edhe drejtues të Partisë Socialiste gjatë, gjatë proceseve zgjedhore dhe i kam parë në protestë. Keni një fjalë apo një mesazh?
Balla: Shiko. E para është që Partia Socialiste e Shqipërisë është partia më e madhe në Shqipëri. Ka marrë 856.177 vota në 11 maj të vitit të kaluar, një rekord historik që asnjë parti politike në Shqipëri nuk i ka marrë. Është një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët, me këtë votë plebishitare, e cila na ka mundësuar të kemi tre të pestat e Kuvendit të Shqipërisë pothuajse, për të çuar përpara disa reforma. Siç e patë sot, sot votuam të shqyrtojmë me procedurë përshpejtuar një paketë ligjesh që lidhet me procesin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë acquis coumminatier. Sikurse e thashë sot në emër të shumicës parlamentare, Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm. Dhe ndoshta mund t’ju duket një koincidencë, por ndiqja dje një intervistë në Fox Neës të presidentit të Serbisë, në fakt në rrjetin në X që thoshte që presidenti Trump është i mirëseardhur në Beograd, në Serbi, ku do të mirëpritet nga qindra mijëra qytetarë. Jam shumë i sigurtë që presidenti Trump do të jetë shumë i mirëpritur në Shqipëri vitin e ardhshëm kur vijë për samitin e NATO-s në Tiranë. Dua që të bëj me dije që sa i përket këndvështrimeve të mia për protestën, jam kundër çdo thirrje antisemite. Jam kundër çdo thirrje kundër Izraelit dhe popullit të Izraelit. Jam kundër çdo lloj forme diskriminimi. Kemi parë dje një shfaqje të turpshme ku u shfaqën forma diskriminuese.
Sa i përket thelbit të protestës, ju lutem, tani që nuk mund të protestojë SYRI në komunikimin tim me mediat, po pra po, tani këtu, këtu je i detyruar të sillesh si gazetar. Si qytetar e ke pasdite. Si gazetar e ke këtu. Si qytetar, se të them të drejtën, ju kam parë të gjithë, të gjithë gazetarët e SYRIT që marrin fjalën në protestë, marrin dhe drejtimin e protestës. I ke të gjithë. I ke të gjithë. Po ta mbaroj, ta mbaroj, ta mbaroj. Ta kam nxjerrë me fotografi.
Gazetari: Nuk është i SYRIT.
Balla: Po, jo, është i Piranjave.
Ju, ju i keni të gjitha, i keni të gjitha me të shitme. por të lutem, të lutem, të lutem. Dakord, fakti që ti je një personazh i ekranit, pastaj se si i keni ju kontratat, është puna juaj. Të shkojmë tek thelbi. Kam dëgjuar nga ju që ju respektoj shumë, realisht, se bëni punë kolosale, që ka pasur në raportimet tuaja ka pasur dhe një grup nismëtarë që kanë depozituar një kërkesë për ndryshime.
Gazetar: Kjo është e pavërtetë. Ashtu dhe e pavërtetë është hedhur poshtë nga ata persona.
Balla: Po mirë, ju e keni raportuar. Atëherë deri kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës, do komentojdhe kërkesat e protestës.
Pyetje: Zoti Balla, deputetja e Partisë Socialiste, zonja Elisa Spiropali, ka thënë se Shqipërisë i duhet një kontratë e re me qytetarët dhe në një farë mënyre ka dalë në mbështetje të protestuesve për Zvërnecin. I ka ngritur këto shqetësime në mbledhjet e grupit parlamentar dhe keni ju një qëndrim për opinionet e saj lidhur me situatën politike në vend?
Balla: Unë nuk ndjek postimet e të gjithë deputetëve apo anëtarëve të Partisë Socialiste, të lutem. , por se jam kryetar grupi, kushdo që ka një shqetësim, sapo e kam zhvilluar sot në mëngjes si mbledhje grupi.
Pyetje: Po a e ka shprehur?
Balla: Po s’ishte fare. Kështu që kur të vijë të ma thotë aty dhe unë kam pasur, unë kam komunikim me të gjithë, edhe me kolegen në fjalë. Do ta dëgjoj me vëmendje dhe menjëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t’ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime.
Pyetje: Po, meqënëse ju po prisni një grup organizatorësh që të keni mundësi me komunikuar me ta. Patjetër. Nëse ato siç artikulohet në shesh do kërkojnë dorëheqjen tuaj dhe të qeverisë, do ta pranoni këtë kërkesë?
Balla: Dorëheqjen time si kryetar grupi?
Gazetari: Jo, jo. Të qeverisë, të kryeministrit, qeverisë.
Balla: po më patjetër se ma kërkoi dhe ky, se erdhi dhe ky Agron Shehaj të cilin e kanë përzënë dje nga protestat edhe thoshte, është korrekte në… di unë, të paktën kaq karrierë ose vite mbi supe që ti të komentosh kur ke një palë e cila artikulon me emër. Unë, për shembull, isha keq i informuar nga rrjetet sociale, siç janë keq të informuar dhe protestuesit, edhe të tjera, që paska pasur një grup nismëtar. Ja, ju ma sqaruat. Edhe prandaj unë nuk them kot që ju bëni punë shkëlqyer. Pra, kur të ketë një gjë konkrete, pra sepse ajo që po ndodh me protestën është që vihet këtu në Kuvend dhe çohet Ina Zhupa, çohet Agron Shehaj, çohet Belind Këlliçi, çohet Sali Berisha, çohet Flamur Noka dhe flasin në emër të protestës. Tani pyetja ime që është, e kam thënë dhe javën e kaluar, jo, të lutem, këta nuk janë përfaqësues të protestës.
Jo, jo. E para është, e para është që kryeministri ka një kontratë solide me shqiptarët dhe nuk ka asnjë ditë për të humbur.
Pyetje: Kontrata kërkohet nga ky shtet, nga Bashkimi Europian. Dy ligje së paku. Ëh, zonat e mbrojtura të anulohen ndryshimet e 2024-s, investime strategjike. Pse s’ janë bërë më herët.
Balla; E para, e para, e para është që unë kam një kalendar. Ju ftoj nesër, nëse doni, maksimumi të hënën. Jo, të hënën jam në Parlament Europian, po nesër, nëse doni, kam një kalendar në zyrë të detyrave të shtëpisë që vijnë nga rruga jonë europiane. Dhe kjo që thoni ju më rezulton, të paktën për javët nën vijim nuk më rezulton detyrë shtëpie. Po, të lutem, unë jam, unë jam transparent.Unë po të them, unë po të them që kjo gjëja që thua ti nuk ekziston. Hajde, unë e kam. Dëgjo, unë punoj me një kalendar të cilën e konsultoj me kryenegociatoren tonë në mënyrë të përditshme. Sot kam votuar në Kuvend futjen me procedurë të përshpejtuar të dy ligjeve që më kërkohen nga Brukseli deri në fund të korrikut. Dhe, por që në fund të korrikut, miratuar, që do të thotë më duhet t’i votoj me datë 18 në seancë, të shkojnë te presidenti i republikës, të marrin shpalljen me dekret dhe pastaj ai 15 ditëshi që të hyjë në fuqi. Kështu që është një kalendar që nuk lëviz dot. Ajo që thoni ju do ta verifikoj, por i di përmendësh detyrat e shtëpisë që kemi për çdo ditë nga sot deri në fund të korrikut. Nuk është ajo që thua ti në ato në detyra shtëpie që kemi.
Pyetje: Zoti Balla, një pyetje. Ju thatë më herë që nuk i ndjek të gjithë në rrjetet sociale, le të themi, grupin parlamentar të Partisë Socialiste.Por nga ana tjetër, ndiqni me mijëra qytetarë për protestën që flasin, por jo ata zërat brenda Partisë Socialiste. A mos po e mbroni ju zonjën Spiropali edhe nga paralajmërimi i bërë ndaj saj për përjashtim nga grupi, për daljen nga rreshtat e Partisë Socialiste?
Balla:Unë prapë po them që unë nuk jam. M’u bë një pyetje: a jeni njohur me këtë kërkesë e bërë përmes? Nuk jam njohur me këtë kërkesë dhe e kam thënë shpesh. Unë kam një komunikim shumë të mirë me të gjithë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përfshirë dhe me kolegen Spiropali.