Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Kjo është greva e dytë e përgjithshme, pas asaj të mbajtur më 24 janar. Mediat vendase raportojnë se qytetarët u mblodhën në të gjitha qytetet kryesore të Serbisë, në ato me numrin më të madh si në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Protesta Ne Serbi

Protestat në këto tre qytete kanë përfunduar dhe një tubim i madh në Beograd ka filluar rreth orës 15:30. Kur ora shënoi 16.00 nisi marshimi i protestuesve në kryeqytetit serb.

Serbi Protesta1

Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2024.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, ndërsa deri më tani dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç.