Rajon
Protestat e studentëve/ Vuçiç: Fundërrinat europiane kanë ardhur për të rrënuar Serbinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se protestuesit në Novi Sad po ndihmohen nga ata që ai i quajti “llumi i Europës që erdhi për të shkatërruar Serbinë”, dhe se ”ata do të ndiqeshin penalisht në përputhje me ligjet e Republikës”.
“Shkoni dhe shkatërroni vendet tuaja. Mos shkatërroni Serbinë. Jeni plehra ose edhe më keq se kaq” – theksoi Vucic
Duke komentuar mbi tubimet e qytetarëve, ai tha se më pak se 10,000 persona morën pjesë në protesta kundër qeverisë në të gjithë Serbinë dhe se në Novi Sad kishte më shumë se 7,000 te tille, dhe shtoi se policia serbe po bën punën e saj.
Më tej, Vuçic foli për vizitën e tij në Kinë duke nënvizuar se atje me nivelin e armatimeve në paradë, pa atë se çfarë e pret botën në të ardhmen.
“Ajo që pashë në Kinë është se të gjithë po përgatiten për diçka të madhe në të ardhmen. Të gjitha vendet evropiane po armatosen në maksimum. Edhe këtu në rajon” – deklaroi presidenti serb duke paralajmeruar se njerëzit në paradën e madhe ushtarake që do të mbahet në Beograd më 20 shtator do të shohin një ndryshim të madh të forcave serbe krahasuar me të kaluarën.

