Connect with us

Rajon

Protestat në Beograd, ish-ambasadori tregon se kush po ia mbron krahët Vuçiçit

Dhjetëra mijëra vete mblidhen cdo dite ne sheshin qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.

Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë.

Ka parashikime se “karriga e pushtetit” të presidentit serb eshte duke u lekundur dhe per te hequr vemendjen prej kesaj, Vucic mund të marrë ndonjë veprim ne veriun e Kosoves

Në lidhje me këto protesta dhe ndikimin e tyre te e ardhmja politike e presidentit serb, ka folur edhe ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.

Sipas tij, pushteti i Vuçiqit nuk është në rrezik, për shkak të disa arsyjeve. Në këtë pikë, ai përmendi marrëveshjen për litiumin dhe mbështetjen që e merr presidenti serb tërthorazi nga ambasadori amerikan ne Beograd, Christopher Hill.

“Mendoj se për momentin pozita e Vuçiqit nuk është në rrezik, kjo pasi si autokrat, ai është një ‘mjet’ i dobishëm në duart e shumë prej të medhenjve ne Perendim. Marrëveshja e litiumit me BE-në e tregoi këtë dhe deklaratat mbështetëse nga ambasadori Hill shpesh e tregojnë qartë këtë!”, u shpreh Bosch. Kujtojmë se, amabsadori Hill ditë më parë i tha televizionit shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.

Advertisement