Connect with us

Kronike

Protestat në Iran

“Nuk ka mëshirë për ata që janë armiqësorë ndaj Republikës Islamike” – kështu deklaroi presidenti i Iranit, Ebraihim Raisi. Duke folur në Teheran në ceremoninë e nderimit të 400 ushtarëve iranianë që vdiqën gjatë luftës Iran-Irak gjatë viteve 1980-1988, Raisi fajësoi “armiqtë e kombit” për protestat masive të tre muajve të fundit kundër regjimit. “Monarkistët, anarkistët, rrymat kundërrevolucionare dhe të gjithë ata që janë dëmtuar nga revolucioni i janë bashkuar demonstratave. Krahët e kombit janë të hapura për të gjithë ata që janë mashtruar.

Të rinjtë janë fëmijët tanë, por nuk do të kemi mëshirë për elementët armiqësorë” – deklaroiEbrahim Raisi Të hënën, gruaja dhe vajza e ish-futbollistit Ali Daei, një legjendë e sportit në Iran, u penguan të largoheshin nga vendi, pasi ish-kapiteni i kombëtares së futbollit kishte kritikuar vazhdimisht qeverinë për shtypjen e dhunshme të protestave popullore.

Dy nga 11 persona në total, janë ekzekutuar deri më tani në Iran, të akuzuar për nxitjen e protestave të nisura 100 ditë më parë, pas vdekjes – më 16 shtator – të Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare me origjinë kurde, e arrestuar nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të hixhabit. Sipas shoqatave humanitare, shifra e të arrestuarve është 18.533 kurse viktimat e protestave numërohen në 507.

Advertisement