Rajon
Protestat në Serbi, Biserko: Vuçiç nuk do dorëzohet, në vitin 2027 do të krijojë…
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Sonia Biserko duke komentuar situatën e mosbindjes civile që po ndodh në Serbi, si rezultat i një aksidenti të rëndë që mori jetën e shumë personave në Novi Sad, tha se protestat tani per tani kanë rënë në qetësi, por do kthehen në shtator akoma më të vrullshme.
“Duhet të kemi parasysh se kjo nismë e qytetarëve serb është shumë e veçantë, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Mendoj se nuk do të ndalet. Në këto momente, Vuçiç nuk është i përgatitur për të bërë kompromis. Gjëja më e mirë tani është të organizojë tryezën e rrumbullakët me ndikim nga BE-ja. Nuk besoj se ai do lejojë zgjedhjet e parakohshme pasi sipas disa analistëve, lista e studentëve do të merrte 54% të votive. Vuçiç ka ende një bazë të fortë prej 30% bashkë me partnerët e koalicionit. Humbjen ai nuk e pranon dhe pret që protesta të shuhet dhe të rigjejë mbështetjen që ka pasur. Mendoj se pakënaqësia në radhët e shoqërisë po rritet”, tha Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Biserko.