Connect with us

Rajon

Protestat në Serbi/ Thërrimet e Vuçiç dhe skenari për të shpëtuar kolltukun nga zjarri

Me dorëheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti në Serbi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, humbjen? Çfarë e pret Vuçiqin dhe qeverisjen e tij?

Timothy Less, nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, tha se ai e sheh rënien e Qeverisë serbe si dështim të Vuçiqit.

“Ai pësoi një goditje politike që është, gjithashtu, një pranim i heshtur i përgjegjësisë. Kjo konfirmon akuzat e protestuesve se tragjedia në Novi Sad është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Nëse Vucic do të mund të qëndrojë në pushtet pas kësaj, kjo do të varet prej zhvillimeve të ardhshme në Serbi” – deklaroi Less.

Nga ana tjeter, Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, tha se Vuçiq po luan me kartën e fundit që ka.

“Dorëheqjet e kryeministrit Vucevic dhe kryebashkiakut te Novi Sadit nuk janë gjë e vogël. Janë, sigurisht, pranim i disfatës dhe fitore për studentët protestues. Por, janë edhe përpjekje për ta tërhequr krizën aty ku ia del më së miri – te partitë politike, Parlamenti dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja”, theksoi Spasojeviq.

Less, në anën tjetër, tha se Vuçiq është duke zbatuar njëkohësisht dy taktika të ndryshme.

“E para është sakrifikimi i Qeverisë, me ç’gjë blen kohë për të negociuar ndoshta me protestuesit dhe për të arritur ndonjë zgjidhje. Nëse kjo nuk do kete sukses, Vucic qartazi do të shpallë zgjedhje të reja” – potencoi Less

Po a janë zgjidhje zgjedhjet e parakohshme?

Spasojeviq supozon se Vuçiq do t’i peshojë opsionet në periudhën e ardhshme dhe do të përpiqet te zgjedhë atë që është më pak e rrezikshme për të

Advertisement