Connect with us

Politike

Protestë & Kuvend! Ç’pritet të ndodhë sot?

Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, në orën 10:00, kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar një protestë përballë parlamentit.  Ashtu si dy seancat e mëparshme, demokratët do protesojnë në oborrin përballë Kuvendit.  Pjesë e protestës pritet të jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Më shumë se 10 deputetë të PD-së janë përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi, përfshirë edhe Sali Berishën. Ndërkohë që protesta vijon jashtë, brenda do shqyrtohen disa projektligje.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu do pyetet nga deputeti Zef Hila. Projektligj “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian për vitin 2022. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”. •Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”. • Kryeministri Rama nuk do jetë prezent pasi ndodhet në një vizitë në Japoni.

Advertisement