Aktualitet
Protestuesit zihen me njëri-tjetrin, dy rreperët e njohur përfshihen në sherr (FOTO)
Pas protestës së dhunshme përpara ministrisë së Brendshme, qytetarët kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Shiu i dendur nuk i ka ndalur ata të vazhdojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Por ajo që ka bërë habi ka qenë një sherr i nisur prej disa të rinjve me njëri-tjetrin.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip, në sherr duken dy reperët e njohur, Stresi dhe Big Kik. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të jenë të grumbulluar në dy vende, para kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.
gsh/

