Connect with us

Kosova

Prova e zjarrit për Kosovën, zgjedhja e vështirë dhe mesazhi i Serwer

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për çështje të tjera të sigurisë. Ai ka thënë se çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët.

Serwer u shpreh se amerikanët dhe evropianët gjithmonë flasin për koordinim, ndërsa autoriteti sovran në Kosovë mundet që: ose ta ofrojë këtë koordinim ose të mos e ofrojë.

Serwer theksoi se në këtë situatë Kosova ka nevojë që të përmirësojë marrëdhëniet me amerikanët dhe evropianët.

“Nuk di se çfarë është më e rëndësishme se kjo. Dime se ka disa ura të hapura tashmë dhe gjithsesi i përket autoriteteve në Prishtinë te vendosin, por përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është gjë shumë e rëndësishme për Kosovën”, deklaroi Serwer dhe shtoi se autoritetet në Kosovë kanë të drejtë të marrin vendim për çështje të tilla, por ky vendim sipas tij, i posaçëm, duhet të peshohet me opsionet tjera dhe dobitë që sjellë.

“Nuk është çështja për të drejtën, të duhurën dhe të paduhurën, por është përgjegjësi e autoriteteve në Prishtinë që t’i peshojnë ato, kostot dhe dobitë”, theksoi Serwer, sipas te cilit, nuk është çështje me rëndësi hapja e urës mbi Ibër, por, sipas tij, është marrëdhënia me SHBA-në.

Advertisement