Kosova
PROVA LUF*TE, kërkohet vendosja e 10 bombave bërthamore në këtë pjesë të Kosovës
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger duke komentuar stërvitjen ushtarake serbe me dronë kamikazë në kufi me Kosovën, tha se situata është në “pikën e vlimit”, dhe se rreziku është në nivel shumë të lartë. Krahas kësaj, ai tha se janë të papranueshme kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, dhe për këtë kërkoi reagim nga NATO.
“NATO duhet të vendosë një zonë 30 km pa fluturim dhe pa dronë, asnjë zonë tankesh në kufirin e Serbisë me Kosovën. Kërcënimi i vazhdueshëm i luftës nga Serbia kundër Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.
Si mundet që një shtet kandidat për në BE si Serbia, i financuar nga BE-ja po e kërcënon Kosovën e mbrojtur nga ushtarët tanë evropianë në KFOR.
Nëse Serbia fillon të vrasë ushtarë austriakë ose grekë në KFOR në përpjekjen e saj për pushtimin ushtarak të Kosovës veriore, BE-ja do të duhet t’i shpallë luftë Serbisë. Kjo duhet të jetë e qartë dhe kjo duhet të shmanget qartë” – deklaroi eksperti austriak.
Bazuar zhvillimet e fundit në rajon dhe botë, Fehlinger u shpreh se nuk kemi nevojë për një front të ri lufte, dhe kërkoi që Kosova të vihet nën frenimin bërthamor amerikan.
“Ne duhet ta shmangim këtë luftë duke ia bërë të qartë Serbisë. Nëse ajo refuzon, Unioni duhet ta ngrijë statusin kandidat për Serbinë dhe Kosova të integrohet në NATO si anëtare me të drejta të plota” – theksoi Fehlinger.
Në vazhdim, eksperti austriak tregoi “mënyrën më të mirë” se si mund të parandalohet një luftë mes Kosovës dhe Serbisë dhe përmendi vendosjen e disa bombave bërthamore.
“Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është që SHBA-ja të vendosë 10 bomba bërthamore të gravitetit B61 në Kosovo Bondsteel dhe kështu ta vendosë Kosovën nën ombrellën bërthamore amerikane. Asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës nuk do të sulmohet nga Serbia. E gjithë NATO-ja për integritetin territorial të Kosovës. Ata nuk do të kalojnë.
Madje Fehlinger paralajmëroi Serbinë, se në rast të ndonjë lufte do të përballet me pasoja të rënda
“Duhet të përfshijmë Bosnjën dhe Kosovën nën ombrellën bërthamore amerikane për t’ia bërë të qartë Beogradit një herë e përgjithmonë se çdo agresion i mëtejshëm kundër Kosovës ose Bosnjës do të rezultojë në një përgjigje të qartë nga e gjithë NATO-ja. Unë nuk dau që qytetarët e Nishit të kenë fatin e njerëzve në Hiroshimë dhe jam i sigurt se një skenar i tillë do të tunnd mendjet edhe të nacionalistëve më ekstremë serb. Ne duhet ta bëjmë të qartë se pavarësia e Kosovës mbështetet nga NATO-ja e armatosur bërthamore dhe ajo që u vendos në vitin 1999 në Kumanovë dhe 2008 me njohjen e fuqive perëndimore të Pavarësisë së Kosovës mbështetet nga armët tona bërthamore. Asnjë Vuçiç i dëshpëruar nuk do rrezikonte asgjësimin bërthamor të një qyteti të madh si Nishi vetëm për të ripushtuar Leposaviçin” – theksoi eksperti austriak.